Kosova në piedestal, tre medalje në xhudo

Sporti në Kosovë po rritet me hapa galopand, çka dëshmohet jo vetëm në futboll por dhe në sportet e tjera. Sot, Kosova ka marrë 3 medalje në Xhgudo në turin botëror të Xhudos në Uzbekistan. Më shumë vlerë ky turne ka për pikët që grumbullojnë sportistët për Lojërat Olimpike.

Majlinda Kelmendi ka marrë medalje ari në peshën nën 52 kilogram. Vendin e parë dhe medalje ari ka “rrëmbyer” dhe Distria Krasniqi për peshat nën 48 kilogram. Po ashtu me medalje e ka mbyllur dhe Nora Gjakova, e cila ka marrë medalje argjendi në peshat nën 57 kilogram. Një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën, që merr tre medalje, por koleksionin dhe shumë pikë për në Lojërat Olimpike të vitit 2020.

Kelmendi ka marrë 700 pikë, po aq sa dhe Krasniqi, ndërsa Gjakova ka marrë 490 pikë. Kosova synon të tjera medalje, tashmë në karate, ku ekipi i saj lufton për medalje bronzi.

Rezultatet
Majlinda Kelmendi (-52 kg)= 700 pikë Olimpike
Distria Krasniq (-48 kg) = 700 pikë Olimpike
Nora Gjakova (-57 kg) = 490 pikë Olimpike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *