Kosova në këmbë: Nis shitja e biletave, zbulohen çmimet

Kosova po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020. Rrugëtimi nis me një sfidë kundër Bullgarisë, që zhvillohet më 25 mars prej orës 20:45. Katër ditë më parë në program është një miqësore me Danimarkën, që nis në orën 19:00. Ndërkohë FFK ka dalë me një njoftim në lidhje me çmimet e biletave. Ka risi dhe çmime më të larta këtë herë. Bileta më e lirë kushton 5 euro, ndërsa më e shtrenjta 80 euro.

NJOFTIMI FEDERATËS SË FUTBOLLIT TË KOSOVËS – Sot do të fillojë shitja e biletave për dy ndeshjet e këtij muaji që Kombëtarja A do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, derisa më 25 mars, do ta luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë. Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app. Procesi i shitjes së biletave do të nisë në orën 15:00.

VIP1       EUR 80.00
VIP2       EUR 80.00

VERI       EUR 5.00
JUG        EUR 5.00

LINDJE 
L1            EUR 10.00
L2            EUR 15.00
L3            EUR 15.00
L4            EUR 10.00

PERENDIM         
P1 pjesa e poshtme        EUR 15.00
PJ pjesa e sipërme          EUR 20.00
P2           EUR 15.00
P3           EUR 15.00
P4           EUR 15.00
P5 pjesa e poshtme        EUR 15.00
P5 pjesa e sipërme          EUR 20.00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *