Kosova në Elite Round, pak shanse me Portugalinë e frikshme

Kosova për 19-vjeçarët ka siguruar kualifikimin për në Elite Round në kualifikueset e Kampionatit Europian dhe mjafton kaq që të konsiderohet një arritje e madhe, që edhe Shqipëria e ëndërron.

Sot, në ndeshjen e parë në Elite Round, Kosova u mund 5-0 nga Portugalia, rezultat që nuk habit, pasi dihet që Portugalia është një fabrikë talentesh dhe lufton gjithnjë për majën e Europës.

Kishte një mbizotërim të lojës nga ana e portugezëve, por as djemtë e Kosovës nuk u treguan indiferentë, por mungesa e përvojës e bëri të veten. Goli i shënuar qysh në minutën e 5-të nga ana e Portugalisë i hutoi futbollistët e Kosovës, të cilët shpejt pësuan edhe golin e dytë në minutën e 10-të.

Në pjesën e dytë Kosova ishte mjaft e mirë dhe organizoi shumë aksione të mira, edhe pse pësoi gol në minutën e 52-të. Në minutat shtesë të ndeshjes erdhën edhe dy gola, që vulosën triumfin e Portugalisë. Tani Kosova ka edhe dy ndeshje, të parën më 24 mars kundër Republikës së Irlandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online