Kosova ndihmon Shpresat, kapiteni rikthehet në “bazë”

Tekniku i Kosovës Bernard Shaland ka dhënë lejen që një prej lojtarëve që ai ka pasur në grumbullim të largohet, për t’i ardhur në ndihmë Përfaqësueses U-21.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili do të aktivizohet me skuadrën e 21-vjeçarëve të Kosovës. Lojtari i Hajduk Split është vetëm 21 vjeç dhe mund të aktivohet me skuadrën e skuadrës së Shpresave. Ismajli ka qenë kapiten i skuadrës së 21-vjeçarëve dhe për të është parë më e arsyeshme që të bashkohet me ekipin ku ka mbajtur shiritin në ndeshjen me Irlandën e Veriut.

Fakti që Ismajli u bashkua me skuadrën e parë tregon se në Kosovë kanë besim tek aftësitë e lojtarit në fjalë. Duket se kjo zgjedhje i ka kënaqur të gjitha palët, pasi vetë mbrojtësi do të ketë mundësinë që të luajë, por dhe Kosova U21 do të ketë një element shumë të rëndësishëm në dispozicion, sepse ka nevojë urgjente për qendërmbrojtës.

Në fakt, Kosova prodhon pa fund lojtarë ofensivë, por nuk ka shumë qendërmbrojtësa dhe kohët e fundit ka grumbulluar edhe Kastriot Dermakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *