Besojeni ose jo, por Kosova është një nga 5 skuadrat e vetme që në vitin 2018 nuk ka pësuar asnjë humbje. Një statistikë shumë interesante, edhe për faktin se në këtë listë është vetëm Spanja nga skuadrat e ashtuquajtura të mëdha.
Në listën me 5 skuadra ndodhet dhe Ukraina dhe Rumania që gjithashtu kanë bërë mirë, por surpriza më e madhe veç Kosovës është Andorra. Për t’u habitur, por një nga përfaqësueset që konsiderohet si më të dobëtat në Europë ende nuk ka humbur asnjë ndeshje.
Kosova në anën tjetër është vërtetë për tu krenuar, pasi është rritur shumë gjatë këtij viti, por në këtë listë ka një tjetër rekord, pasi është e vetmja përfaqësuese që ende nuk e ka provuar shijen e golit për këtë vit.
Ukraina
Kosova
Spanja
Andorra
Rumania