Kosova mbetet pa miqësore, “digjet” edhe Irani

Nëse Shqipëria, mes shumë peripecish, e konfirmoi miqësoren kundër Ukrainës të dielën pasdite, nuk ka ndodhur kështu me Kosovën.

Sfida e dytë miqësore e Kosovës, kundër Bregut të Fildishtë, u anulua me kërkesë të kombëtares afrikanë, ndërkohë që edhe miqesorja e organizuar me urgjencë kundër Iranit është anuluar.

Sfida, që mund të luhej më 3 qershor në Stamboll, është anuluar me kërkesë të Iranit. Kjo për faktin se iranianët kërkuan që sfida të luhej me dyer të mbyllura, kërkesa e refuzuar nga organizatorët e miqësores, ndajë ehte vendosur anulimi i takimit.

Një lajm i keq për trajnerin Bernard Shaland, që shpresonte të shihte nëse fitorja kundër Shqipërisë ishte rastësi, apo Kosova ka bërë hapa reale përpara. Ndërkaq, një leksion për Federatën e Kosovës, në mënyrë që në të ardhmen të gjejë organizatorë më të besueshëm për miqësoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online