Ashtu sikurse Kristian Panuçi, edhe Bernard Shaland ka hasur disa vështirësi për të ndërtuar formacionin e sotëm që do të zbresë në fushë, për faktin se ka të dëmtuar dhe jashtë forme, për probleme fizike, ndërsa pritet që ai të hedhë në fushë një formacion të mbushur me talente,fantazi por edhe forcë fizike. Kështu, në portë i padiskutuar kapiteni Ujkani, teksa në mbrojtje do të jenë Aliti, Rrahmani, Ismajli dhe Vojvoda, ndërsa në mesfushë gjithçka do të jetë në këmbët e Shalës dhe Halimit, teksa Rashica dhe Zeneli do të veprojnë në krahë, teksa pas sulmuesit kryesor, Vedat Muriqi, që në Turqi ka realizuar tetë gola me Rizesporin, do të veprojë “rebeli” Avdijaj, që këtë sezon luajti me Rodën në Holandë, i huazuar nga Shalke.
Për t’u parë sidomos Fidan Aliti, që pritet të luajë nga minuta e parë. Futbollisti i Skënderbeut, këtë sezon në Superligë, ka luajtur 30 ndeshje duke shënuar edhe 1 gol. Por, sidomos, Ardian Ismaijli, kapiteni i U-21 të Kosoës, që pasi i tha “jo” Shqipërisë, zgjodhi të përfaqësojë përfaqësuesen e Dardanisë. Ai aktivizohet me Hajduk Splitin.