Kosova hedh hapin e para, i dërgon ftesë për kualifikueset e Botërorit sulmuesit që shkëlqeu në Suedi

Astrit Selmani ishte emri i radhës që u kthye në vëmendje të gjithë shqiptarëve. Sulmuesi i talentuar shkëlqeu në Suedi sezonin e shkuar, ku u rendit i dyti në listën e golashënuesve në kampionat. Kjo bëri që në janar 23-vjeçari të firmoste me klubin e zotëruar nga Zllatan Ibrahimoviç, Hamarbi. Selmani ka të drejtën e zgjedhjes së 3 Kombëtareve dhe e ka lënë derën të hapur si për Suedinë, Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë.

Kosova nuk dëshiron që talenti shqiptar ti humbasë nga duart dhe ka hedhur hapin e para. Sipas asaj që raporton “Indeksonline“, FFK-ja i ka dërguar ftesë Astrit Selmanit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Spanjës dhe Suedisë si dhe për miqësoren ndaj Lituanisë. Madje Shaland dëshiron ta hedhë në fushë në takimin miqësor me Kombëtaren baltike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *