Kosova gëzon Skënderbeun, por jo Flamurtarin

Albert Bunjaku do të drejtojë në tetor dy ndeshjet e fundit si trajner i Kosovës. Në ndeshjet kundër Ukrainës e Islandës priten ndryshime të mëdha në formacion, pasi Valon dhe Bernard Berisha janë të pezulluar për ndeshjen e parë, ndërsa mesfushori Enis Alushi është i dëmtuar.

Supersport raporton se Bunjaku do të kthejë në përfaqësuese Elbasan Rashanin, por edhe Bersant Celinën.

Lajm i mirë për Skënderbeun: Fidan Aliti tashmë do të grumbullohet nga Kosova.

Një lajm jo i mirë për Flamurtarin e Vlorës: Adis Nurkoviç do të lihet jashtë, për të provuar të riun Visar Bekaj, portieri i Prishtinës.

Duhet kujtuar se çdo grumbullim nëpër kombëtare nënkupton fitime për klubet, pasi FIFA paguan çdo klub për futbollistët që shkojnë me ekipet përfaqësuese, ndaj Skënderbeu paratë që humbet nga largimi i Latifit i rikuperon me Alitin, pa harruar që te Kosova është edhe Jashanica.

SHPËRBLIMET E KLUBEVE SHQIPTARE PËR KUALIFIKUESET DHE TURNEUN FINAL EURO 2016

Flamurtari         € 37.000
Partizani           € 129.000
Skënderbeu      € 119.000
Tirana              € 46.0000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *