Kosova ka fituar sot testin e dytë miqësor për muajin qershor. Dardanët kanë mposhtur pastër 3-0 Andorrën në “Fadil Vokrri”. Shifrat u zhbllokuan në minutën e 41-të nga Fisnik Asllani. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën nga goditja e dënimit, duke realizuar një gol spektakolar.
Në minutën e 52-të ishte Albion Rrahmani ai që dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa shifrat përfundimtare u vulosën nga Matoshi. Ky i fundit gjeti golin falë një goditjeje me kokë në minutën e 77 të miqësores. Një fitore e pastër e dardanëve, që vazhdojnë të tregojnë një formë të mirë nën drejtimin e Fodës./Sport Ekspres/