“Kosova është zemra e Shqipërisë”! Trajnerit të Borecit nuk i pëlqejnë koret dhe kërkon të ndërpresë ndeshjen, arbitri i prish planet

Tifozët shqiptarë i janë kundërpërgjigjur asaj ngjarjeje të ndodhur një javë më parë në Banja Luka. “Kosova është zemra e Shqipërisë”, janë koret që kanë shoqëruar sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampit të klubit serb nuk i kanë pëlqyer këto fjalë. Trajneri i ka kërkuar lojtarëve që të ndërpresin takimin në minutën e 12 të tij.

Megjithatë, ndërprerja nuk ka zgjatur shumë. Arbitri i ka prishur planet trajnerit të Borec Banja Lukës. Mareska e ka konsideruar gjithçka normale dhe ka vendosur që të nisë sërish lojën, pa dhënë asnjë paralajmërim për Egnatian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/