“Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër”! Shpikje e pastër shqiptare, Ibrahimoviç ishte “minus zero”

“Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër”. Kjo ishte një shprehje e cila mori bujë disa vite më parë, ku supozohej se e kishte thënë Ibrahimoviç për të treguar pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Megjithatë këto fjalë që kanë bërë xhiron e faqeve të ndryshme shqiptare dhe në media rezultojnë një trillim i pastër, pasi nuk mund t’i gjesh dot askund tjetër. Sa shumë i rreh zemra Ibrahimovic për shqiptarët, për të mbërritur në të tilla deklarata?

Mjafton që të shohim zbritjen e fundit në Prishtinë. Ditën e djeshme, Zllatan Ibrahimoviç është pritur si hero në Kosovë, ku shumë qytetarë kanë kënduar për të dhe kanë kërkuar që të bëjnë fotografi.

Sigurisht që jemi në kohën e COVID dhe ekziston frika e pandemisë, por sulmuesi suedez nuk është munduar as që të përshëndesi turmën që po e priste dhe po këndonte për të. Me një shpërfillje totale dhe duke vazhduar rrugën e tij, Ibrahimovic tregon edhe njëherë tjetër se shqiptarët jetojnë shpeshherë mes trillimeve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *