Kosova e mbyll me humbje fushatën kualifikuese, renditet e parafundit në grup

Rezultati i sotëm në “Fadil Vokrri” ishte një befasi për shumë prej tifozëve shqiptarë. Pas asaj shkëndije pozitive në Zvicër, ku dardanët siguruan një barazim surprizues, pritshmëritë në përballjen e sotme ishin vetëm për fitore. Por ekipi i drejtuar nga Gliha u mposht në Prishtinë nga Bjellorusia.

Ndeshja u vendos në minutë ne 43-të nga Antilevski, i cili realizoi një gol të bukur nga jashtë zone. Me këtë humbje, Kosova humb pozita në tabelën e klasifikimit. Dardanët e përfundojnë fushatën kualifikuese të Euro 2024 në vendin e parafundit në Grupin I, me një pikë më pak se Bjellorusia e vendit të 4-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *