Korrupsioni në FIFA, dy vdekje të dyshimta në pak ditë

Zëvendëspresidenti i televizionit meksikan Televisa mbeti i vdekur të dielën, pas një ekzekutimi të stilit mafjoz në Meksikë. Është amerikano-jugori i dytë i përfshirë në skandalin e korrupsionit brenda FIFA-s, i cili vdes në rrethana misterioze në pak ditë, që mund të kenë lidhje mes tyre.

Të martën Horge Delhon, një drejtues i vjetër i futbollit argjentinas, u hodh para një treni, sipas policisë së Buenos Airesit, vetëm pak orë pas përfshirjes në hetim për skandalin në FIFA, me gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork.

Të dielën Adolfo Lagos, zëvendëspresidenti i Televisa-s, u vra nga një person i maskuar i cili ngiste një motor. 69-vjeçari humbi jetën pa mbërritur në spital. Televisa është nën hetim për dhënie ryshfetesh për fitimin e së drejtave televizive për transmetimin e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online