Koronavirusi po vazhdon të marrë shumë jetë njerëzish, ndërsa e përhapur në Kinë kjo situatë e jashtëzakonshme që ka vënë në alarm gjithë botën, nuk ka fillur ende që të vendoset në kontroll. Kampionati në këtë vend është mbyllur për gjithë vitin, pasi mund të ketë një përkeqësim.
Gjithashtu ndikim ka ky virus edhe në derbin e Italisë mes Interit dhe Milanit. Zikaltrit kanë vendosur që asnjë qytetar që vjen nga Kina të mos gjendet në stadium për të parë këtë ndeshje. Madje edhe ata tifozë që e kanë blerë biletën e tyre dhe dëshironin që të ishin prezent për ta parë më nga afër, do t’u kthehen lekët mbrapsht dhe nuk do t’u lejohet që të hyjnë në stadium. /Sport Ekspres/