Koronavirusi përhap panik në Itali dhe prek sportin, anullohen mbi 40 evente sportive

Koronavirusi ka ngritur alarmin në Itali. Rastet me persona të prekur nga kjo sëmundje janë rritur ndjeshëm përtej Adriatikut, duke përfunduar madje edhe me vdekje. Por kjo situatë aspak e qetë ka ndikuar edhe në sport. Mbi 40 evente sportive janë shtyrë për një datë tjetër për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Takimet e planifikuara për tu luajtur këtë fundjavë në vendet ku janë shfaqur raste nga kjo sëmundje infektuese janë vendosur të luhej në një moment të dytë, megjithëse ende nuk bëhet e ditur një datë për këtë gjë. Përpos Serisë B, janë anulluar edhe ndeshje të ligave amatore apo edhe të sporteve të tjera në basketboll dhe volejboll./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *