Tifozët hungarezë dhuruan një shfaqje të shëmtuar në ndeshjen Hungari-Angli. Këta tifozë hodhën sende të forta dhe kënduan kore raciste ndaj sulmuesit të Manchester City, Ranheem Sterling.
Hungaria nuk pritet t’ia hedhë paq me këtë veprim, teksa pritet të marë masa ndëshkuese nga Uefa. Mediat hungareze flasin për një gjobë të majmë që do t’i faturohet kundërshtarit të ardhshëm të Shqipërisë, si dhe ekziston mundësia e luajtjes së dy ndeshjeve pa tifozë.
Kjo do t’i shkonte për shtat ekipit kuqezi, i cili do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Hungarisë muajin e ardhshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/