Juventusi i ka dhënë fund “pushimit” dhe ka zbritur sërish në terren. Lojtarët e bardhezinjve janë paraqitur në qendrën stërvitore të klubit ditën e sotme për të rinisur stërvitjen. Por “Zonja e vjetër” ka ndërmarrë masa dhe ka ndërmend t’i zbatojë ato me përpikmëri. Të gjithë futbollistët që kanë hyrë ditën e sotme në qendrën stërvitore të Juventusit i janë nënshtruar testimit për Koronavirus.
Ndërkohë stërvitjen e kanë kryer lojtarët të ciëlt kanë kaluar izolimin e tyre në Itali, si Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi, Carlo Pinsoglio. Megjithatë përpara se të hyjnë në subjektet e klubit, të gjithë futbollistëve u është matur temperature në ambientet e parkimit, ndërsa më pas janë lejuar të shkojnë e t’i përvishen punës për të punuar me fizikun e tyre. Klubi ka vendosur të zbatojë me përpikmëri protokollin e higjenës dhe mbrojtjes nga Koronavirusi. Gjithashtu kujtojmë se të gjithë bardhezinjtë e diagnostikuar pozitivë më parë tashmë janë rekuperuar plotësisht, përfshirë këtu edhe yllin e skuadrës, Paolo Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/