Kontratat e çuditshme të Chelsea-t, rinovon me lojtarin që firmosi për 8 vite e gjysmë

Presidenti amerikan i Chelsea-t ka vënë në zbatim një mënyrë të re për kontratat e lojtarëve. Klubi londinez çuditi jo pak opinionin sportiv, teksa prezantoi kontrata me kohëzgjatje shumë herë më të madhe nga sa jemi mësuar të shohim në futboll. Rasti i fundit ishte Enzo Fernandesi, i cili firmosi për 8 vite e gjysmë me Chelsea-n në merkaton e dimrit.

Por vetëm pak muaj kanë kaluar dhe drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të rinovojnë kontratën me të. Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo, argjentinasi ka nënshkruar edhe për një tjetër vit me blutë e Londrës. Kështu Enzo Fernandesi do të jetë pjesë e Chelsea-t deri në vitin 2032./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *