Kontrata që Vedat Muriqi nuk duhet të firmoste kurrë, menaxheri tregon të vërtetën

Gjatë ditëve të fundit në mediat turke është publikuar lajmi se Galtasarai kërkon transferimin e Vedat Muriqit. Dikur armiq të përbetuar pasi sulmuesi shqiptar ka qenë pjesë e Fenerbaçes. Kjo është një prej arsyeve që nuk e lejon Muriqin që të hedh kurrë firmën te Galatasarai. Për më tepër që nuk kemi shijuar ende golin e parë të këtij lojtari me Lacion. Për shkakun e dëmtimeve dhe problemeve që ka pasur me Koronavirusin, Muriqi ka qëndruar gjashtë jashtë fushës së blertë.

Në ato mundësi që janë dhënë nga Inzagi nuk ka arritur që të lërë gjurmë. Megjithatë menaxheri I Vedatit ka sqaruar gjithçka sa i përket tratativës nga Turqia: “Nuk është asgjë e vërtetë për Galatasarain. Për Vedatin ka pritshmëri të lartë në Itali dhe nuk ka luajtur për shkak dëmtimesh”, do të shprehej menaxheri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *