Kontrata e zgjidhur mes Memës dhe Tiranës, dalin emrat për të marrë stolin

Kontrata e trajnerit Ardian Mema është zgjidhur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i këtij largimi te Tirana. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga mediat pas takimit disa orësh që ka zhvilluar presidenti Refik Halili me njeriun që ka drejtuar deri tani bardheblutë.

Pikërisht ajo kontratë që i mbajti të lidhur vetëm para pak ditësh për të mos zyrtarizuar një largim, tani nuk mund të shpëtojë më Memën. Ndërsa me kuriozitet të madh priten emrat e trajnerët që do ta zëvendësojnë, “Top Channel” raporton se dy janë kandidatët kryesorë.

Përflitet për Julian Ahamatajn që është në krye të listës dhe më i preferuari, por pa harruar edhe trajneri e moshave U-19 te kjo skuadër, Bledar Devolli. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online