Dy humbje rresht, 7 gola të pësuar, nuk ndodhte prej më shumë se dy dekadash diçka e tillë për Çelsin, që vetëm më pak se një vit më parë festonte titullin kampion me Antonio Konten në stol.
Tani trajneri italian është në fije të perit dhe në Angli janë të sigurt se nuk e mbyll javën në stolin blu.
Kuotat për shkarkimin e tij janë pa vlerë, pasi kompanitë e basteve janë të sigurta se Konte largohet, por ndërkohë kërkohet pasuesi.
Deri dje ishte Karlo Ançeloti favorit, por sot çuditërisht kompania e njohur Paddy Power ka ulur ndjeshëm kuotat për Luis Enriken. Ish-trajneri i Barcelonës kuotohet 2.75 që merr drejtimin e Çelsit, duke kaluar Ançelotin.
Who will be the next permanent Chelsea Manager? https://t.co/7eMSo8WmLF pic.twitter.com/RZMgvqgkGg
— Paddy Power (@paddypower) February 6, 2018