Konte me “dorë të hekurt”, i heq majonezën dhe ketchup-in lojtarëve sepse janë… mbipeshë

Konte ka nisur të tregojë menjëherë autoritetin e tij te Totenhemi. Lojtarët janë jashtë formës së tyre dhe kjo për shkak se disa prej tyre janë mbipeshë. Për këtë arsye trajneri italian ka vendosur me “dorë të hekurt“, duke u dhënë futbollistëve të tij një dietë të detajuar.

Majoneza dhe ketchup-i nuk do të shihen më në ushqimet e lojtarëve të Totenhemit, të cilët tashmë do të drekojnë së bashku në qendrën stërvitore. Gjithashtu ushqimet e rënda dhe sanduiçët janë hequr nga menuaj, ndërsa konsumimi i sa më shumë frutave është qëllimi i vetë Kontes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *