Konkurrenca e madhe te Viteshe, trajneri flet për lënien jashtë të Darfalou: Broja po shënonte shumë

Armando Broja po tregon se është një lojtar me prespektivë të madhe teksa gjithçka është vulosur me golat e shënuara te Viteshe. Pra nëse më herët kishte dyshime se sulmuesi shqiptar do të dështonte kur të largohej nga grupmoshat e Chelsea dhe të provonte futbollin e vërtetë “burrëror”, koha ka treguar të kundërtën.

Madje përtej planeve dhe parashikimeve ka dalë edhe trajneri i Viteshes, Thomas Letsch. Ousama Darfalou ishte parashikuar si sulmuesi titullar i Viteshes së bashku me Opendan. Por Armando Broja ka detyruar që të ndërrohen zgjedhjet, duke e fituar vendin falë performancave të tij. Aktualisht sulmuesi kuqezi është i infektuar nga pandemia dhe Oussama ka arritur që të realizojë ndaj Herenven, me shpresën se trajneri do të kthejë sërish sytë tek ai.

“Oussama është dëmtuar për një kohë të gjatë dhe kaloi një moment të vështirë. Armando Broja po shënonte shumë dhe Oussama nuk ishte atje ku duhej. Por kur iu dha mundësia e tregoi vlerën e tij. E ka shfrytëzuar rastin për faktin se Broja rezultoi pozitiv”, u shpreh Leitsch. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *