Konfirmuan pjesëmarrjen dhe provokuan me hartën e Kosovës, “barbarët” malazez tremben dhe nuk vijnë në stadium

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Buduçnostit. Malazezët fituan përballjen e parë 2-0, prandaj gjithë tifozeritë shqiptare janë mobilizuar për të qenë në stadium dhe për mbështetur skuadrën bardhekaltër. Në tribunat e “Fadil Vokrrit” do të jenë edhe ultrasit e tifozerive të ekipeve të tjera si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia apo Shqipëria. Pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan fillimksht edhe “Barbarët”, ultrasit e Buduçnostit, të cilët madje provokuan me hartën e Kosovës si pjesë të Serbisë. Por duket malazezët kanë ndërruar mendje, teksa nuk do të jenë të pranishëm në stadium. Klubi i Llapit ka shpërndarë një njoftim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku lajmëron se 2600 biletat e sektorit mik kanë dalë në shitje për tifozët shqiptarë për vlerën 1 euro.

“Të dashur tifozë! Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro. Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë. Po ashtu ju njoftojmë se bileta në dispozicion për shitje kanë mbetur vetëm në Veri, një sasi e tyre dhe tashmë në Jug do jenë 2600 bileta në dispozicion”, shkruhet në njoftimin e Llapit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *