Konfirmohet frika e Legias! Polakët duhet të bëjnë pa shqiptarin, Ernest Muçi nuk luan më për 2021

Ernest Muçi është dëmtuar në përballjen e Legias kundër Leicester në Europa League. Futbollisti shqiptar nuk mund ta vazhdonte dot ndeshjen për shkakun e dëmtimit të marrë nga Kiernan Debury-Hallem. Lojtari ndjeu dhimbje të forta në kyçin e këmbës së majtë dhe ka dalë me ndihmën e mjekëve duke çaluar. Frika e madhe e Legias është konfirmuar dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, dëmtimi ka rezultuar i rëndë.

Sigurisht, jo aq sa të diskutohet mungesa për muaj me radhë, por Muçit do t’i duhet kohë për t’u kthyer sërish në fushën e blertë. E vetmja gjë e sigurt deri tani është se futbollisti shqiptar nuk do të luajë më për 2021 me fanellën e gjigantëve polak. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *