Konferenca për shtyp më e trishtueshme te Juventusi, e nisin me një minutë heshtje për Gianluca Vialli

Një tjetër legjendë e futbollit u nda nga jeta në mëngjesin e sotëm. Gianluca Vialli ndërroi jetë të premten në moshën 58-vjeçare, pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë që po e shoqëronte.

Në nderim të tij, konferenca për shtyp te Juventusi ka nisur me një minutë heshtje para ndeshjes me Udinezen. Vialli ka qenë më parë edhe një futbollist i Juventusit.

“Kam pasur kënaqësinë të takoj Viallin, ai i dha shumë futbollit dhe Juventusit. Ju lutem, le të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të tij”, tha Massimiliano Allegri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *