Kompleksi “Shefqet Lamçja”/ Vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja” vijojnë punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral.

Aktualisht, po punohet për ndërtimin e bazamentit dhe hedhjen e shtresave të para të granilit. Paralelisht, janë duke u kryer punimet për sistemin e drenazhimit.

FSHF dhe Bashkia Elbasan kanë ndërhyrë edhe në dhomat e zhveshjes së kompleksit, duke i modernizuar ato për të ofruar kushte sa më të mira për futbollistët.

Punimet pritet të përfundojnë së shpejti dhe sipas parashikimeve, gjithçka do të jetë gati për sezonin e ri.