Kompleksi i FSHF-së, Rama urdhëron: Mos prishni fushën e basketbollit!

Në përfundim të ceremonisë që inauguroi nisjen e punimeve për kompleksin e Federatës Shqiptare të Futbollit kryeministri Rama qëndroi pak minuta me drejtuesit e federatës dhe personalitete të pranishëm në ceremoni, që nuk mungonin. Në një moment, duke dëgjuar edhe shpjegimet për projektin, Rama pyeti edhe për fushën e basketbollit dhe ato të tenisit, që janë në brendësi të kompleksit.

Duke mos marrë përgjigje çfarë do të ndodhte me to, Rama kërkoi të fliste me arkitektin, duke i kërkuar shpjegime: “Çfarë do bëni me fushën e basketbollit? Nuk duhet prishur ajo! Nuk ka logjikë të prishet, as fusha dhe as fushat e tenisit. Futbollistët përfundojnë stërvitjen, mund të bëjnë edhe ndonjë ndeshje basketbolli për qejf, e kanë brenda kompleksit. Unë ndaj kam ardhur këtu, jam adhurues i basketbollit, fusha nuk duhet prishur në asnjë mënyrë, u kuptuam?”. Bisedë e bërë mes buzëqeshjeve, por mesazhi i kryeministrit ishte i qartë: jo gjithçka brenda kompleksit duhet rrafshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online