Kompanitë e basteve shohin Shqipërinë si humbëse në përballjen me Izraelin. Kështu fitorja e vendasve kuotohet me 2.25, barazimi me 3.10 dhe triumfi i kuqezinjëve me 3.20.
Në letër, Izraeli shihet si favorit karshi Kombëtares tonë. Kjo e ndikuar edhe nga ndeshja e parë në Air Albania, që u mbyll në shifrat 1-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/