Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton projektin e pajisjes me uniforma të reja për arbitrat e kampionatit shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, një nga propozimet kryesore ishte pajisja me uniforma të reja për të gjithë arbitrat që gjykojnë në kampionatet kombëtare, si dhe për anëtarët e Akademisë së Arbitrimit.

Ky propozim u miratua me unanimitet dhe do të hyjë në fuqi duke nisur nga edicioni i ri futbollistik. Të gjithë arbitrat e kategorive kombëtare, si edhe pjesëmarrësit e Akademisë së Arbitrimit, do të pajisen me uniforma të reja, duke përmirësuar kushtet dhe imazhin e tyre në fushë.

Kostoja totale e projektit do të mbulohet plotësisht nga Federata e Futbollit.