Komiteti Ekzekutiv dhe “ata” kandidatë që futbollin e njohin fare pak!

0

 

Vetëm 4 kandidatë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me futbollin, teksa pjesa tjetër janë më të distancuar dhe disa aspak të azhurnuar me sportin dhe, me veçanërisht, futbollin

Do të jenë 23 kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv në Asamblenë e Përgjithshme, nga të cilët do të zgjidhen vetëm 11 të tillë. Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është organi më i lartë kolegjial, që drejton dhe merr vendime gjatë periudhave mes dy Asambleve.

Ai është i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme dhe përbëhet nga 11 anëtarë: Presidenti, dy Zv/Presidentë dhe 8 anëtarë. Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, zgjidhet automatikisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Mandati i një anëtari të Komitetit Ekzekutiv është 4 vjeçar. Një anëtar i Asamblesë, nuk ka drejtë të propozojë më shumë se një emër për kandidat të Komitetit Ekzekutiv.

Sakaq, ky është numri më i lartë i kandidatëve, gjë që tregon interesin e shtuar për të qenë pjesë e qeverisë së futbollit, sot kur futbolli nuk është më vetëm një lojë, por edhe një botë plot pushtet dhe para. Jo më kot, me sa duket, për herë të parë në këtë Asamble Zgjedhore ka më shumë njerëz që vijnë nga politika, apo janë në orbitën e saj si juristë e avokatë, sesa ka njerëz nga bota e sportit, si pedagogë apo trajnerë. Në listën e kandidatëve dhe po ta shohësh me kujdes, bie në sy se të dytët pas politikanëve apo njerëzve pranë politikës, janë ata nga bota e ekonomisë: biznesmenë dhe administratorë kompanish sigurimesh.

Disa nga këta janë emra që pretendojnë të përsërisin mandatin e tyre, si për shembull zv.presidenti bankier Edvin Libohova, apo biznesmeni Lutfi Nuri, por edhe Abdyl Kuriu, Vasil Bici e të tjerë. Ata që kanë lidhje me futbollin apo me sportin në tërësi janë vetëm 4 kandidatë. Për herë të parë, në këtë botë kryesisht mashkullore gjendet në listë një kandidate femër, e ajo është juristja Aldona Sylaj, e propozuar nga klubi i Tiranës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.