Komisioni i Disiplinës publikon vendimet/ Paralajmërime, pezullime dhe zbritje pikësh në kategoritë inferiore

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme vendimet e marra sa i përket javës së fundit të zhvilluar në futbollin shqiptar. Megjithëse Kategoria Superiore është ndalur dhe i ka lënë vendin Kombëtares, e njëjta gjë nuk vlen për kategoritë inferiore. Iliria paralajmërohet se do të jetë subjekt i masave disiplinore, ndërsa Oriku dënohet me humbje 3-0 në tavolin si dhe i zbriten 3 pikë nga renditja për shkak të braktisjes së ndeshjes së vlefshme për Kategorinë e Parë U19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Iliria, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
    2. Oriku, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi C, kundër KF Shkumbini, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    3. Lojtari i KF Delvina, Elmaz Cunami, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    4. Lojtari i Studenti U-15, Joel Gjana, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    5. Shënkolli, për aktivizimin e një lojtari të pafederuar në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Klosi, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
    6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-21, ErgiBrahja, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit.Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
    7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Iliria U-19, ErnikPaloka, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit.Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
    8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Shënkolli U-19, Santino Pica, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit.Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
    9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KSSH Veleçiku, AlsedHotaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Fatjon Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Migen Metani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Iliria, Sebastian Çela, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol, Llazar Dushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *