Dariusz Spakowski, komentatori polak ka paralajmëruar opinionin sportiv në Poloni se ndeshja me Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë. Përkundrazi, vlerat e Kombëtares tonë po dëshmohen qartë dhe nënvizohen nga të gjithë. Gjithashtu komentatori sportiv ka kujtuar ndeshjen e parë të zhvilluar mes Kombëtareve, duke pranuar se polakët ishin shumë fat për shifrat e gënjeshtërta, 4-1.
“Ndeshja me Shqipërinë duhet fituar. Nëse humbasim, jemi të thyer dhe nuk do të dalim dot nga grupi. Kam shumë frikë nga ky takim. Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen ndaj Shqipërisë që fituam dhe ishm shum me fat. Kemi problem me mbrojtjen. Pësojmë gola në çdo ndeshje, duke përfshirë edhe San Marinon”, u shpreh Spakoëski për “Tvpsport”. /Sport Ekspres/