Shqipëria po arrin rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë janë thuajse të siguruar për kalimin në grupet e Europianit. Ndërkohë, për ta siguruar matematikisht kërkohet edhe një pikë në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Komentatori në Poloni, Sebastian Chabiniak i ka habitur të gjithë me komentin e dhënë. Pavarësisht se të gjithë polakët shpresojnë për kualifikimin, Sebastian u shpreh se nëse do të ishte në dorën e tij, në grupin tonë, do të jepte vetëm një biletë për kalimin më tej dhe ajo do t’i shkonte Shqipërisë.
“Shqipëria është i vetmi ekip në grupin tonë që e meriton kualifikimin në grupet e Europianit të Gjermanisë. Polonia, Cekia dhe Moldavia janë Kombëtare të cilat unë nuk do t’ia jepja një biletë për të shkuar në fazën e grupeve, pavarësisht rezultateve që ato do të marrin deri në fund”, tha Sebastian Chabiniak. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/