Komentatori i “Rai Sport”-it konfirmon ofertën për sulmuesin shqiptar, klubin italian nuk e kënaqin 3 milionë euro

Vëllezërit Shpendi kanë tërhequr mjaft interes këtë sezon. Veçanërisht, Stiven Shpendi, i cili deri më tani ka shënuar 11 gola në Serinë C me Çezenën. Komentatori i “Rai Sport”-it konfirmoi ofertën e Sasuolos për Stivenin gjatë transmetimit të ndeshjes. Ankona-Çezena.

Por sipas mediave italiane, bardhezinjtë duket se nuk kënaqen me 3 milionë euro. Klubi italian kërkon të rinovojë kontratën që përfundon në vitin 2025. E ardhmja e binjakëve shqiptar do të varet edhe nga ecuria e Çezenës këtë sezon. Nëse sigurohet ngjitja në Serinë B, atëherë kjo ligë do të ishte një provë e mirë për Stivenin dhe Kristianin që të rriten edhe më tepër profesionalisht. Nga ana tjetër, një ofertë majme nuk do të refuzohej nga Çezena. Kujtojmë se Sasuolo, Fiorentina dhe Napoli po ndjekin me interes vëllezërit Shpendi, por nuk mungojnë as interesimet nga jashtë Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *