Koment/ “Ku do e fusin kokën nëse i marrim pikë Anglisë?”, thirrja drejtuar Hafizit: Specialist, çfarë të kujton Qipro?

Koment nga Retin Toka

Shumë e kanë njohur nëpër panelet e ndryshme sportive, ndërsa të paktë janë ata që kanë parë Astrit Hafizin në krye të një pankine si trajner futbolli. Mbrëmjen e djeshme, shkodrani ishte në panelin e një emisioni sportiv duke analizuar ndeshjen mes Kombëtares dhe Andorrës që përfundoi me shifrat 1-0 në favor tanëve.

Edhe pse 3 pikët ishin ato që kishin vlerë, ai nuk mjaftua me suksesin e kuqezinjve por nisi të kritikonte trajnerin Edi Reja. Tekniku i Kombëtares me një përvojë të jashtëzakonshme në pankinë, me skuadra që Hafizi do t’i kishte zili t’i drejtonte në karrierën e tij, tashmë i duhet të dëgjojë edhe analizën e specialistëve shqiptarë që prej vitesh nuk drejtojnë një ekip futbolli. Edhe pse vetëm në nisje të kualifikueseve, ai sulmoi Rejën për skemën dhe lojtarët që hedh në fushën e blertë.

Presioni është i madh për stafin e Kombëtares, por përvoja e Rejës duket se i zhbën gjitha kritikat në drejtim të tij. Pritet me interes ndeshja e së dielës kundër Anglisë. Futbolli ka treguar se gjithmonë është i paparashikueshëm. Natyrshëm lind pyetja: Nëse kuqezinjtë i marrin pikë “Tre Luanëve”, ku do të futen “analistët” shqiptarë?

Hafizi e ka provuar pankinën shqiptare, ku ka pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me humbjet. Mjafton t’i përmendësh Qipron e vitit 1998. Shqipëria futej në fushë si favorite. Arrinte të shënonte 2 gola, por qipriotët i kthenin sfidën me rezultatin 2-3. Asokohe ai do të deklaronte: “Më interesonte vetëm rezultati”, një rezultat që kurrë s’i shkoi për shtat…

23 vite më parë janë shumë për Hafizin, por me siguri që duhet t’i mbajë mend. Në një moment kur duhet të jemi në krah të përfaqësueses shqiptare, për t’i dhënë sadopak mbështetje në këtë situatë të vështirë globale që po përjeton mes të tjerash edhe futbolli, ish-trajneri gjen kohë të “vjellë vrer” kundër kuqezinjve. Jemi shquar gjithmonë si popull mikpritës, por sa i përket trajningut, precedentët janë të shumtë kur të huajt gjithmonë janë vënë në “gijotinën” e specialistëve tanë.

Tashmë s’mbetet gjë tjetër veçse të presim ndeshjen e radhës të Kombëtares. Historia ka treguar se kur tenton të merresh me gjëra të vogla, gjithmonë do jesh i paaftë për të arritur gjëra të mëdha.

Gjithësesi “urojmë” që Anglia të fitojë dhe dashtë Zoti kuqezinjtë s’marrin pikë, se në të kundërt “Hafizi me shokë” do të mbesin pa punë… /Material i marrë nga “Newsport.al”/

2 thoughts on “Koment/ “Ku do e fusin kokën nëse i marrim pikë Anglisë?”, thirrja drejtuar Hafizit: Specialist, çfarë të kujton Qipro?

  1. Nje koment fare pa vlere nga ana jote qe nuk ben asnje lloj analize tekniko taktike futbolli por thjesht merresh me PR e Rejes. Sipas teje Reja qenka perendia e futbollit e te tjeret duhet thjesht ti perulen e ta adhurojne edhe kur ben gabime foshnjarake. Fatkeqsisht ai po tregon ne cdo ndeshje qe nuk prodhon dot futboll modern me skuadren me te talentuar qe kemi pasur ndonjehere. Kush kupton pak nga futbolli arrin te dalloje qe ndeshja ne Andorea ishte skandaloze dhe mire qe beme nje vertikalizim e shenuam se perndryshe do kishim dale vetem me 1 pike nga Andorra. Mund te me tregosh cfare fizionomie loje ka Shqiiperie, me cfare skeme luajti ndaj Andorres se me aq sa e njoh une futbollin ne 3-5-2 ke 3 mesfuahore qendre nderkohe qe ne luajtem me 4 mesfushore krahu 2 te djathte e 2 ne te majte, me nje Gjasule qe ecte ne fushe dhe ishte ne fakt me teper ne pozicion shkaterrues se sa mesfushir qendre. Si rrjedhoje u shperfytyrua taktikisht kombtarja. Nuk beri 5 pasime bashke tokazi ne nje fushe bari sintetik ku topi as nuk kercen dhe ku pretendohet te jemi ekip shume me teknik se Andorra. Dhe justifikimi fusha e mire se ne na duhet me gropa dhe agresiviteti i kundershtarit. Dhe nje gje te fundit, nuk mund te luash me me pencionista. Ndoshta Reja ca lojtare i preferon se i afrohen moshes se ti ndoshta lozin domino bashke se une s’gjej arsye tjeter. Patjeter do kritikohet Reja dhe Kombtarja nga gazetaret sportiv, nga analistet, nga trajnere e ish futbolliste, sic behet ne cdo vend te botes. Nuk jemi armiq pse kritikojme. Une per vete me mire te etiketohem Armik e te flas per ate mizerabilitet qe pashe ndaj Andorres, sesa ti kreh bishtin Rejes te lartmadherishem e te shof ekipin kombetar te luaj i shperfytyruar. Askush nuk uron humbje ndaj anglise , me pak nga te gjithe e deshirojme ne qe kritikojme, sepse pikerisht qe te rrisim cilesine kritikojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online