Komedi në nivelet e ulëta në Kosovë/ Dënohet për lajthitje të zyrtarit, portieri hyri të zëvendësoi…një shok

Shpeshherë në ligat më të ulëta të futbollit në trevat shqiptare dëgjon histori qesharake. Një e fundit vjen nga Kosova, atje ku fantazia ka shkuar larg. Duke menduar se bëhet fjalë për Ligën e tretë të futbollit dhe kontrollet me zyrtarët e ndeshjes nuk do të jenë të imtësishme, portieri i Vjosës ka shkuar që të luajë për Përparimin në ndeshjen kundër Korenicës.

Besart Deliu është paraqitur si një tjetër lojtar, pasi nuk mund të luante për dy ekipe njëkohësisht. Por ky mashtrim është kapur nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës duke e dënuar për gjashtë ndeshje. Në njoftimin e publikuar nga ana e FFK shkruhet se dënimi ka ardhur për mashtrimin dhe lajthitjen që kërkohej t’i bëhej zyrtarit të ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online