Kombëtarja u la pas dhe tani vjen sërish momenti i Superiores. Këtë herë do të luhet java e 27 e kampionatit në elitën e futbollit tonë. Prova më e vështirë i përket Partizanit të Kolelës. Të kuqtë do të ndeshen me Teutën e Martinit në transfertë.
Duke parë formën e durrsakve, Partizani rrezikon seriozisht që t’i lërë Tiranës sërish kryesimin. Bardheblutë do të presin në shtëpi Erzenin nga ana tjetër, ndërsa Vllaznia gjen Bylisin, Kastrioti ndeshet kundër Lacit dhe Kukësi do të përballet kundër Egnatias.
Kukësi-Egnatia, Vllaznia-Bylis, Teuta-Partizani, Kastrioti-Laci, Tirana-Erzeni