Kombëtarja U-15 nis të hënën grumbullimin 3-ditor, trajneri Dama fton 23 lojtarë nga kampionati vendas

Ekipi Kombëtar U-15 që drejtohet nga trajneri Armand Dama do të nisë nga kjo e hënë një grumbullim tre ditor me lojtarë të vitlindjes 2009. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ky grumbullim do të zhvillohet në Durrës dhe do të ftohen 23 futbollistë. Të gjithë lojtarët e thirrur aktivizohen në kampionatin vendas dhe kanë marrë një ftesë nga stafi kuqezi pasi kanë spikatur me paraqitjet e tyre në kompeticionet kombëtare apo edhe në turneun e përfaqësueseve rajonale të zhvilluar në muajin janar.

Trajneri Armand Dama do të ketë në dispozicion grupin për tre ditë dhe stërvitjet do të zhvillohen në ambientet e kompleksit Tropikal. Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit ekipi kombëtar U-15 do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe një miqësore ndaj ekipin kombëtar U-15 B.

Për stafin kuqezi dhe trajnerin Armand Dama, ky grumbullim tre ditor është shumë i rëndësishëm për të vëzhguar lojtarët e vegjël e për të testuar gjendjen e tyre, si edhe për të formuar një grup solid në kuadër të turneut të përvitshëm “Josip Katalinski Škija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë përgjatë muajit të ardhshëm.

Më postë, edhe lista me emrat e 23 lojtarëve që do të ftohen për këtë grumbullim që do të nisë të hënën e 24 prillit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *