Trajneri i Panamasë Hernan Dario Gomez është nervozuar me një gazetar, i cili e quajti Panamanë ekipin me te dobët ne Kupën e Botës 2018.
Amerikano-qendrorët morën pjesë për herë të parë në një Kupë Bote dhe e mbyllën të fundit në grupin G, duke u mundur nga Anglia, Belgjika e Tunizia, me 11 gola të pësuar në total.
Megjithatë, kur një gazetar e përkufizoi Panamanë ekipin më të dobët, trajneri panamez u përgjigj i acaruar: “Jemi të fundit, dakord, por me të dobëtit? Kur bëni krahasime, si i bëji ato, vetëm me rezultate? Duhet pasur parasysh gjithçka, nga stërvitja e futbollistëve deri tek edukata sportive.
“Është e qartë që në jemi skuadra më e re e Botërorit dhe do të kishim vështirësi të mëdha, ndryshe nga rivalët. U ndihem më kombëtare që kanë shkuar shpesh në Kupën e Botës, kanë eksperiencë superiore.
“I keni parë fushat tona, stadiumet tona? Panamaja është ende një kombëtare në formim, në rritje, që ka nevojë për mbështetje, organizim, infrastrukturë.
“Në punuam shumë, dhamë gjithçka dhe është mungesë e madhe respekti ta quash këtë ekip më të dobëtin e Botërorit”.