Kombëtarja “fiton” ndeshjen kundër autizimit!

Përfaqësuesja kuqezi dhe stafi, bashkë me sekretarin e FSHF-së dhe zv presidentin (Shulku dhe Libohova), vizituan fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, duke i dhuruar një ditë ndryshe fëmijëve

Në prag të ditës ndërkombëtare të Autizmit, futbollistët e përfaqësueses Kombëtare të futbollit iu bashkuan kauzës ndërgjegjësuese të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” për më shumë mbështetje dhe integrim ndaj fëmijëve dhe individëve që jetojnë me autizëm Të kryesuar nga Zv.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Z.Edvin Libohova, sekretari i FSHF-së Ilir Shulku  si edhe nga trajneri i skuadrës kombëtare Kristian Panuçi,  lojtarët kanë zbritur në qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë ku janë pritur nga presidentja e Fondacionit Dr.Liri Berisha si dhe janë takuar me fëmijët që marrin terapi aty, si edhe me prindërit e tyre.

Djemtë e kombëtares pasi panë nga afër ambientet ku ata marrin shërbime, improvizuan një ndjeshje të shpejtë futbolli me ata më të rriturit, por edhe shkëmbyen fanellat e kombëtares me ato të fondacionit.

Zv.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z.Edvin Libohova, duke përshëndetur misionin e përkushtuar të  Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” u shpreh. “Jam shumë i nderuar që i bashkohem sot këtij sensibilizimi. E vlerësoj shumë misionin mbështetës të Fondacionit ”Fëmijët Shqiptarë” ndaj këtij ç’rregullimi dhe bëhemi pjesë e zbutjes së kësaj dhimbjeje. Ne do të jemi sërish këtu edhe me skuadra e nisma të tjera”.

Sakaq, i emocionuar dhe prekur, edhe trajneri Kristian Panuçi e vlerësoi si shumë të nevojshëm vendosjen e sportit në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kauzave që prekin njerëzit në nevojë dhe theksoi në mesazhin e tij, për më shumë angazhim dhe vëmendje karshi këtyre fëmijëve.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu përpara këtyre fëmijëve të mrekullueshëm për të përshëndetur ata dhe prindërit e tyre. Jemi ekipi kombëtar dhe një lëvizje shumë e rëndësishme, por në radhë të parë jemi njerëz dhe jemi prindër. Në shpresojmë që mund ti japim këtyre fëmijëve një buzëqeshje sot, por edhe një shpresë. Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka që për një impenjim pune nuk është sot këtu do desha të përcjell mesazhin për të qenë sa më afër këtyre fëmijëve. Ne i bashkohemi thirrjes për ndërgjegjësim ndaj Autizmit. Ky është një ç’rregullim i dhimbshëm që krijon plagë në shoqëri dhe kërkon vëmendje dhe përkushtim nga e gjithë shoqëria, por edhe fonde konkrete në drejtim të këtyre fëmijëve. Sporti ka treguar se është gjithmonë në mbështetje të këtyre kauzave jashtëzakonisht domethënëse dhe shumë të ndjeshme. Jemi po kaq të nderuar dhe të vlerësuar që jemi ftuar nga Fondacioni juaj mes këtij grupi fëmijësh fantastikë”.

Pas një loje të improvizuar mes fëmijëve dhe futbollistëve të ekipit kombëtar, djemtë e kombëtares dhe stafi i fondacionit thirrën një zëri “Ndriço Blu për Autizmin”, veprim simbol ky që rrit vetëdijen e publikut dhe atë shtetërore për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj individëve të prekur nga ky ç’rregullim. Në fund një foto e përbashkët e një takimi jashtëzakonisht afeksionues mes fëmijëve që trajtohen nga autizmi. Një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend gjatë, pasi këta fëmijë kanë nevojë për gjithçka.

Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Dr. Liri Berisha pasi falenderoi FSHF për këtë mesazh të fortë mbështes ndaj kauzës së Autizmit, i cilësoi djemtë e kombëtares si ambasadorët më të mirë të kombit në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përhapjen e humanizmit ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuara. Sipas zonjës Berisha, ardhja e skuadrës kombëtare në këtë qendër ishte një mbështetje e fortë për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar opinionin për autizmin.

“Sporti, gjithmonë ka qenë një frymëzim për nisma dhe aktivitete humanitare, pork y akvititet i sotëm është i shumëfishuar, pasi ju jeni ambasadorët më të fuqishëm dhe njerëzit më të dashur të këtij kombi. Kombëtarja është e dashur nga të gjithë brezat, nga të mëdhenjtë te këta fëmi dhe ky brez. Prandaj dhe ardhja e juaj sot këtu është mbështetje e madhe ndaj një fenomeni që nuk njihet, siç është autizmi. Ardhja juaj është një mbështetje për rritjen e këtij ndërgjegjësimi. Eshtë gjithashtu një besim, shpresë, kurajo e madhe për prindërit që vuajnë gjatë gjithë jetës autizmin me këta fëmijë. Nga ana tjetër është një vëmendje e shoqërisë për të kthyer kokën nga kjo dhimbje. Ju falënderoj shumë, sepse është aktiviteti më me emocion që kemi bërë dhe ju uroj suksese në të gjitha ndeshjet tuaja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online