Kombëtarja e Suedisë vetëm me të huaj/ Përzgjidhet dështimi dhe tradhtari i Shqipërisë, ka… pushtim kuqezi

Nga Klaudio Ndreca

Një vështrim shumë interesant ka bërë një media në Suedi, sesi do të ishte Kombëtarja e tyre me lojtarët e huaj që kishin dy pashaporta. Mes tyre futen edhe futbollistë të huaj që kanë luajtur me grupmoshat e Suedisë, por për arsye të ndryshme nuk ishin pjesë e Kombëtares A.

Kështu më konkretisht “Football Channel” ka bërë këtë vështrim, duke ndërtuar një listë me lojtarët që do të ishin titullarë dhe ata që do të gjendeshin në stol. Tek pankina gjendet një emër si Agon Mehmeti, që ka luajtur për tre ndeshje me Shqipërinë, por sulmuesi në fjalë do të rezultonte si një dështim dhe nuk kishte vazhdimësi në karrierën e tij.

Gjithashtu në stol do të gjendej edhe Loret Sadiku, lojtari që bëri gjithçka për të përfaqësuar Suedinë, por kur nuk e arriti një gjë të tillë, kërkoi të flirtonte me Shqipërinë. E kur kuqezinjtë kishin nevojë për të dhe e thirrën, lojtari do të shtirej si i dëmtuar, vetëm për të mos ardhur në Kombëtare. Kjo sepse Loret Sadiku nuk e pranonte kurrë që të mbetej në pritje, ndërsa si rezultat i kësaj ideje edhe sot që flitet, nuk përfaqëson askënd.

Një larmishmëri e madhe me shqiptarë nga të gjithë trevat, pasi si titullarë do të gjendej Dreshaj dhe Zeneli i Kosovës, pa harruar edhe Erton Fejzullahun që do të gjendej në stol. Madje edhe Sead Haksabanoviç e ka familjen me origjinë nga Mitrovica ndërsa Kosova bëri gjithçka për ta marrë, por vetë lojtari zgjodhin Malin e Zi. /Sport Ekspres/

Lojtarët titullarë: David Mitov Nilsson (Northern Macedonia) – Kebba Ceesay (Gambia), Ibrahim Dresevic (Kosova), André Calisir (Armenia), Miiko Albornoz (Chile) – Sead Haksabanovic (Montenegro), Serge-Junior Marnsson Ngouali (Gabon), Arber Zeneli (Kosova) – Modou Barroë (Gambia), Henok Goitom (Eritrea), Saman Ghoddos (Iran).

Zëvendësimet: Abbas Hassan (Lebanon), Loret Sadiku (Kosova), Marn Mutumba (Uganda), Ahmed Yasin (Iraq), Brëa Nouri (Iraq), Agon Mehmeti (Shqipëria), Erton Fejzullahu (Kosova).

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online