Kombëtaret e moshave, FSHF vazhdon seleksionimet në Greqi

Federata Shqiptare e Futbolli po vazhdon seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, me synimin për të parë dhe evidentuar element cilësorë për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21. Sot është zhvilluar dita e parë e seleksionimeve në Athinë, fazë e cila do të përfundoj nesër për territorin grek.

Drejtori Teknik Xhemal Mustedanagiç i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, dhe Sulejman Mema, Dritan Babamusta e Denis Lilo nga Sektori i ekipeve kombëtare vëzhguan nga afër 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002. Dita e dytë e seleksionimeve do të vazhdojë nesër me datëlindjet 2003-2004-2005.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë me fazën seleksionuese të elementëve cilësorë në Itali, në Milano dhe Romë në 17 dhe 18 Dhjetor 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *