Anglia për të parën herë në histori arriti që të fitonte një ndeshje me eliminim direkt nga penalltitë, ndaj Kolumbisë. Ishte hera e parë që “Tre luanët” ju gëzuan “ruletës ruse”. Megjithatë, ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 me kolumbianët që realizuan vetëm në sekondat e fundit. Në goditjen e 11-metërshave ata gabuan më shumë se anglezët dhe rrjedhimisht u ndalën në 1/8-at.
Nuk është kapërdirë mirë nga tifozët kolumbianë penalltia e akorduar në favor të Anglisë në fillimin e pjesës së dytë, që solli dhe golin e avantazhit, pasi kontakti mes mbrojtësit Sançez dhe Kejnit nuk konsiderohet faull
Krahas reagimeve të panumërta është nënshkruar dhe një peticion ku kërkohet që ajo penallti të rishihet dhe të mos konsiderohet e vlefshme fitorja e Anglisë. Aspak një shaka, pasi më shumë se 190.000 persona e kanë nënshkruar peticionin.
Edhe pse dëshira e kolumbianëve është e madhe, ajo që kërkojnë duket se i kalon kufijtë e normales dhe është diçka e pamundur.