Derbi i kryeqytetit ka hapur debat në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”. Eno Skarço ka vlerësuar maksimalisht trajnerin Orges Shehi, ndërsa nuk i kursen kritikat për Kolelën. Gazetari shqiptar ka krahasuar dy trajnerët me vlerësimet e pajisjeve elektronike, duke e vlerësuar Shehin me nivelin më të lartë dhe Kolelën me nivelin më të ulët.
“Shehi është A++. I ke parasysh ato aparaturat që janë superiore me performancë dhe konsum të vogël? Kështu është Shehi. Kolela është Seria D, është niveli D”, ka thënë Eno Skarço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/