Kolapsi te Vllaznia, më shpejt fillon stërvitje Akademia se ekipi i parë

Vllaznia po kalon ditë të zeza! U mendua se klubi shkodran do të merrte drejtim me përzgjedhjen në rolin e administratorit të klubit, Suad Licin, drejtorit teknik, Alban Hasanit dhe trajnerit, Ervis Krajës, por ende nuk është bërë emërimi i tyre në këto role. Në kushte të tilla, fati i Vllaznisë ende nuk dihet.

Ekipet e tjera të Kategorisë së Parë kanë nisur me përgatitjet, ndërsa shkodranët nuk kanë bërë ende asnjë hap. Kuqeblutë nuk dihet se kur do të nisin nga seancat stërvitore. Nga krahu tjetër, një fakt interesant vjen nga Akademia e Vllaznisë. Moshat e klubit shkodran do të nisin punën ditën e hënë.

Të rinjtë do të marrin pjesë në Champions League, ndërsa ekipi i parë i Vllaznisë do të jetë në Kategorinë e Parë. Moshat do të nisin stërvitjen të hënën, ndërsa ekipi i parë ende nuk ka asnjë plan. Çfarë paradoksi ndodh me klubin kuqeblu, më saktë, një turp!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *