Koke humbi penalltinë, Diego Kosta paralajmëroi Hierron

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Diego Kosta e kishte paralajmëruar trajnerin Fernando Hierro të mos e caktonte Koken mes lojtarëve që goditën penalltitë në ndeshjen përballë Rusisë. Mediat spanjolle raportojnë se përpara ekzekutimit të 11-metërshave, sulmuesi u pa duke diskutuar me trajnerin dhe kapitenin Sergio Ramos dhe i pyeti nëse “mesfushori ishte mirë”, përpara se Koke t’i përgjigjej “jam shkëlqyeshëm”.

Koke u paraqit përpara Akinfev, për të ekzekutuar penalltinë e tretë, të cilën portieri e priti, duke u shndërruar në hero kombëtar në Rusi. Menjëherë pas atij episodi, Diego Kosta nisi të bënte gjeste në drejtim të trajnerit Hierro, si për të konfirmuar që e kishte paralajmëruar, ndërsa në fund të ndeshjes ata u panë duke folur sërish në fushë.

Sulmuesi 29-vjeçar e njeh shumë mirë Koken, të cilin e ka shok skuadre te Atletiko e Madridit dhe e kishte kuptuar se ai nuk ishte në gjendje psikologjike për të përballuar përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *