Koha që punon për Andi Lilën, pritet kthimi në fushën e lojës me Tiranën në Superiore

Nga Klaudio Ndreca

Andi Lila ishte afrimi që mori më shumë jehonë te Tirana, por futbollisti vinte me një dëmtim që e ka penguar për të mos dalë në fushën e lojës. Debutimi nuk ka ardhur ende me fanellën e bardhebluve, por kjo kohë është duke punuar për të.

Për shkak të pushimit të gjithë futbollit europian për shkakun e Koronavirusit, Lila po bëhet gati për t’u rikthyer në fushën e lojës me Tiranën. Riaftësimi është objektivi kryesor në këto kohë, ndërsa ka qenë shumë i angazhuar edhe me Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë, për të ndihmuar lojtarët në këto kohë të vështira. Së fundmi Lila ka publikuar edhe një foto me stemën e bardhebluve ndërsa vinte nga stërvitja, ndërsa tifozët e Tiranës pritet që ta shohin në ndeshjet e radhës, megjithëse jo direkt nga stadiumi, pasi pritet të luhet pa tifozë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online