Koha për tu rikthyer te golat/ Rilindja e Muriqit nis përsëri nga Turqia, gati shansi kundër Gallatasarait

Sezoni i shkuar nuk la pas asgjë për tu shënuar nga Vedat Muriqi. Transferimi në Itali nuk rezultoi ashtu si klubi dhe vetë sulmuesi e kishin menduar, teksa ishte larg atij goleadori që të gjithë panë te Fenerbahçe. Por me ardhjen e Sarrit situata pritet të ndryshojë. “Pirati“ është e vetmja alternativë për Imobilen dhe hapësirat këtë sezon do të jenë më të mëdhaja.

Shansi i parë i vertetë pritet të vijë në arenën europiane. Me shumë mundësi Muriqi do të jetë nga minuta e parë në fushë kundër një kundërshtari që ai e njeh mirë, Gallatasarait. Sarri pritet ti besojë një vend në formacion kundër turqve me shpresën se rilindja e sulmuesit shqiptar do të vijë përsëri nga Turqia, aty ku goli ishte pjesë e pandashme e tij./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online